R
epublika e Shqipėrisė
Qendra “Erikiana”

Projekt-propozim

 Pėr ndėrhyrje me veprimtari pėr zhvillimin dhe integrimin e komunitetit rom nė qytetin e Elbasanit

(Pėrmbledhje e pėrgjithshme e projekt-propozimit)

Paraqitje e pėrgjithshme e nevojės pėr ndėrhyrje

 Nė lindje tė qytetit tė Elbasanit nė jug tė lagjes “5 Maj” jeton njė komunitet rom prej rreth 800 familjesh me njė numėr tė pėrgjithshėm prej rreth 6 500 banorėsh. Mosha mesatare e kėtij komuniteti ėshtė 32 vjeē. Ky komunitet pothuajse qė prej 10 vjetėsh ėshtė vendosur nė kėtė zonė duke zhvilluar traditėn, gjuhėn dhe zakonet e tyre. Kjo bashkėsi po pėrballet me probleme tė tilla si: fenomene tė mosintegrimit nė tėrėsinė e shoqėrisė shqiptare, prapambetje nė integrimin arsimor, mangėsi nė njohjen e tė drejtave tė njeriut dhe tė edukimit qytetar nė kuptimin e pėrgjithshėm dhe perėndimor tė kėtij termi. Deri mė sot, komuniteti i romėve nė qytetitn e Elbasanit ka qenė subjekt i ndėrhyrjes edhe i organizatave tė tjera jo-qeveritare. Kėshtu pėrmendim organizatėn "Forumi i pavarur i gruas shqiptare", me projekte nė drejtim kryesisht tė zhvillimit tė gruas rome, po ashtu edhe shoqatat "Shėndeti Publik" dhe "Nė familje pėr familjen"., si edhe "Shoqata e romėve tė Shqipėrisė". Nga gjithė veprimtaria e kėtyre shoqatave, pėrfundimi ėshtė se pikėrisht pėr komunitetin rom nė Elbasan mbetet akoma shumė pėr tu bėrė. Nga kontaktet dhe konsultimet me organizatat qė kontribuojnė nė tė njėjtėn fushė ne kemi arritur nė pėrfundimin se integrimi i romėve, nė kėtė fazė duhet realizuar jo-vetėm duke ndėrhyrė nė pėrmirėsimin e gjendjes sė tyre ekonomike dhe njohjen e tė drejtave tė njeriut, por para sė gjithash integrimi i romėve do tė realizohet nėpėrmjet vetėdijėsimit tė tyre pėr vlerat e kulturės, gjuhės dhe traditave tė tyre. Njė nevojė e madhe nė kėtė drejtim paraqet vetėdijėsimi i romėve pėr nevojėn e  formalizimit tė kulturės sė tyre gjuhėsore. Me fjalė tė tjera duhet bėrė mė shumė punė pėr mėsimin e gjuhės rome, pėr trainimin e mėsuesve tė gjuhės rome si edhe duhen angazhuar specialistėt linguistė qė do tė merren me problemet e shkrimit dhe formalizimit tė saj. 

 Objektivi i projekt-propozimit

Tė ndėrhyjė me njė sistem shkollash verore dhe shkollash me shkėputje nga puna nė arsimimin e fėmijėve romė nė gjuhėn e tyre. Projekti i shkollės verore do tė pėrfshijė dhe formalizimin dhe arsimimin e romėve dhe tė qytetarėve tė tjerė tė interesuar me vlerat e kulturės rome. Pėrfshirja nė kėtė shkollė e qytetarėve jo-romė jo vetėm si specialistė, por edhe si pjesėmarrės nė kėtė shkolla verore do tė shėrbejė me rezulta edhe tė matshme integrimit rom nė shoqėri.

Grupi i synuar: Komuniteti rom i lagjes “5 Maj” Elbasan.

Kohėzgjatja e projektit: 12 muaj

Institucionet zbatuese: Qendra “Erikiana”, Bashkia Elbasan, Drejtoria Arsimore Elbasan, ekspertė nga universiteti "A.Xhuvani"

Veprimtaritė kryesore tė projektit: 

  • Ngritja e bazave tė njė institucioni jo-formal pėr mėsimdhėnien e gjuhės dhe kulturės rome nė moshat shkollore dhe mė gjėrė. Afrimi nė kėtė institucion i fėmijėve dhe tė rinjve jo-romė.
  • Veprimtaritė kryesore tė projektit: Trainimi i mėsuesve qė do tė japin mėsim bazat e gjuhės rome;
  • Ngritja e kursit joformal tė mėsimit tė gjuhės rome;
  • Sensibilizimi i familjeve rome pėr pjesėmarrje sa mė tė gjėrė tė fėmijėve dhe tė rinjve romė nė kėtė kurs;
  • Sensibilizimi dhe afrimi i tė rinjve dhe fėmijėve jo-romė nė kėtė kurs. Kjo mendohet se i shėrben qėllimit tė pėrgjithshėm tė projektit 2qė ėshtė integrimi i romė nė shoqėrinė shqiptare;
  • Ngritja e njė shkolle verore tė zonės pėr mėsimin e gjuhės dhe kulturės rome nė komunitet dhe mė gjėrė.

Shėnim: Qendra “Erikiana” ka arritur nė pėrfundimin pėr nevojėn e ndėrhyrjes me njė projekt tė tillė mbas njė proēesi tė gjatė dhe formal tė vlerėsimit tė nevojave, materialet e tė cilit nuk u pa e arsyeshme tė paraqiten nė pėrmbledhjen e kėtij projek-propozimi. Po kėshtu nė pėrmbledhjen e projekt propozimit nuk ėshtė paraqitur edhe kalendari i detajuar i veprimtarive si dhe buxheti i nevojshėm. Kėto shoqata i ka tė trajtuara nė projekt propozimin e plotė tė saj.

Qendra “Erikiana”

Presidenti

Gėzim BACKA

Elbasan 13.03.02

 

[Faqja Kryesore] [Shėrbime] [Projekt 1] [Projekti 2] [Projekti 3] [Informacione] [Linke]

  Feel free to e-mail webmaster for any questions, comments about this web-site
Copyright 2003. Qendra “Erikiana”