Qendra Statuti i Qendres

STATUTI I QENDRĖS
“ERIKlANA"
QENDĖR E PROGRESIT DHE ZHVILLIMIT DEMOKRATIK

 Ne mbėshtetje te legjislacionit civil shqiptar dhe kryesisht ne ligjin nr. 8788, dt. 07.05.2001 "Pėr Organizatat Jo-fitimprurėse" dhe ne Ligjin nr. 8789 dt. 07.05.2001 "Per Rregjistrimin e Organizatave Jo-fitimprurėse" vendosi hartimin e kėtij Statuti, me kushtet qe pėrēaktohen si me poshtė:

 Format e Organizimit

 Neni 1
Ėshtė themeluar Qendra "Erikiana", Qendėr e Progresit dhe Zhvillimit Demokratik, (me poshte referuar "Qendra") njė organizate jo-qeveritare, jo-Fitimprurese dhe paantaresi.

 

Sigla dhe Simboli i veēantė i organizatės

Neni 2
Qendra "Erikiana”, (me poshte referuar " Qendra"), ka vulen dhe emblemen e saj te pėrcaktuar e nė krijirnin e saj ligjor.

Neni 3
Anėtar themelues i Qendrės eshte z. Gezim Backa, shtetas shqiptar, i biri i Hysenit, i datelindjes 1967, lindur dhe banues ne Elbasan me pasapoten nr. ______________

Neni 4
Qendra ka per qėllim te veprimtarisė sė saj: 

    • Hartimin dhe zbatirnin e projekteve zhvilluese ne fushat humanitare dhe qe mbeshtesin Strategjine e Qeverise per Uljen e Varfėrisė nėpėrmjet ofrimit te ekspertizes dhe angazhimit intelektual.
    • Qendra ėshtė person juridik shqiptar dhe e zhvillon veprimtarinė e saj nė pėrputhje me legjislacionin shqiptar dhe me kėtė statut.

    Ndalimi i shpėrndarjes sė fitimeve 

    Neni 5
     Fitimet e realizuara nga veprimtaria e ligjshme e Qendrės do tė perdoren nė mėnyrėn eksluzive pėr zhvillimin dhe zgjerimin e objektivit tė veprimtarisė sė Qendrės. Ēdo veprim i kundėrt ėshtė plotėsisht i pavlefshėm dhe organet pėrgjegjėse mbajnė pėrgjegjėsi sips ligjit.

    Kohėzgjatja e veprimtarisė 

    Neni 6

    Kohėzgjatja e Qendrės ėshtė njė periudhė prej 20 (njėzet) vjet, duke filluar nga data e themelimit tė saj deri nė 31 Dhjetor 2023. Kohėzgjatja mund tė kufizohet me njė vendim tė motivuar tė Bordit tė Drejtorėve dhe me pjesmarrjen e shumicės ashtu sikundėr mund tė zgjatet me tė njėjtėn mėnyrė.

     Selia 

    Neni 7

     Qendra e ka selinė nė Kinoklubin Metalurgu, Elbasan, Shqipėri. Me vendim tė Bordit tė Drejtorėve, Qendra mund tė hapė degė tė saj dhe tė emėrojė pėrfaqėsues edhe nė qytete tė tjera tė Shqipėrisė dhe jashtė shtetit. 

    Neni 8

     Qendra mė i lartė vendimmarrės i Qendrės ėshtė Bordi i Drejtorėve. Bordi pėrbėhet nga tre anėtarė, tė cilėt emėrohen nga themeluesi i Qendrės per njė periudhė 5 vjeēare me tė drejtė riemėrimi. Mandati i anėtarit tė Bordit tė Drejtorėve mund tė mbarojė edhe pėrpara afatit per shkak tė largimit nga detyra nga organi i emėrtesės ose edhe vullnetin e tij. 

    Neni 9

     Bordi i Drejtorėve pėrveē ēėshtjeve tė tjera tė cilat ai i ēmon se duhet tė shqyrtohen prej tij vendos pėr:

    • Ndryshimin e Statutit;
    • Pėrcakton fushat dhe programin e veprimtarisė sė Qendrės;
    • Mbikqyr dhe kontrollon rregullisht realizimin e veprimtarisė sė Qendrės;
    • Shqyrton ēėshtjet ekonomike financiare dhe tė administrimit tė Qendrės;
    • Nxjerr norma pėr rregullimin e veprimtarisė, organizimin dhe strukturėn e Qendrės;
    • Zgjedh dhe emėron anėtarėt e organit mė tė lartė ekzekutiv;
    • Krijon komitete tė posaēme, Si edhe pėr ēėshtje tė tjera tė parashikuar shprehimisht ose nė statut

Neni - 10

     Vendimet e Bordit tė Drejtorėve merren me shumicėn e thjeshtė tė anėtarėve tė Bordit tė Drejtorėve.

    Vendimet pėr ndryshirnin e Statutit, tė Aktit tė Themelimit, pėr miratimin e rregulloreve tė brendshme merren me 2/3 e votave. Drejtori Ekzekutiv therret Bordin e Drejtoreve tė paktėn 2 herė nė vit. Mbledhja e parė javėn e tretė tė Janarit dhe e dyta javėn e dytė tė Shtatorit, nėpėrmjet njė komunikimi me shkrim tė drejtuar secilit prej anėtarėve tė bordit tė paktėn 15 (pesėmbėdhjetė) ditė pėrpara datės sė caktuar pėr mbledhje. Ky komunikim duhet tė pėrrnbaje diten kur do te mbahet mbledhja si edhe rendin e ditės qė do tė kete mbledhja.

    Bordi i Drejtorėve i Qėndrės mblidhet edhe nė rast tė ndonjė kerkese tė motivuar dhe tė firmosur, nga tė paktėn 1/3 e anėtarėve tė Bordit tė Drejtorėve.

    Bordi i Drejtorėve mund tė mblidhet jo vetėm nė selinė e saj qėndrore, por edhe jashtė kėsaj selie nė ēdo vend tė caktuar nga Drejtori Ekzekutiv.

     Neni -11

    Organi mė i lartė ekzekutiv i Qendrės ėshtė Drejtori Ekzekutiv. Drejtori Ekzekutiv zgjidhet nga Bordi i Drejtorėve pėr njė mandat 4- vjecar me tė drejtė ri-mandatimi. Ai e  ushtron veprimtarinė e tij nė pėrputhje me Statutin dhe Aktin e Themelirnit.

     Neni -12

    Drejtori Ekzekutiv gjatė ushtrimit tė veprimtarisė sė tij ka kėto kompetenca:

    • Realizon veprimtarinė e pėrditshrne dhe ekzekuton programet e vendosura nga organi mė i lartė vendimmarrės;
    • Pėrgatit projekt programin vjetor tė aktiviteteve dhe projektbuxhetin tė cilat ia paraqet pėr miratim Bordit tė Drejtorėve;
    • Drejton veprimtarinė e Qendrės, nė bazė tė Statutit;
    • Administron fondet sipas mėnyrės sė caktuar nga Bordi i Drejtorėve;
    • Hyn nė marrėdhėnie me organizma tė tjerė vendase dhe tė huaja.

    Neni - 13

    Mbledhjet e Bordit tė Drejtorėve tė Qendrės thirren me kėrkesėn e Drejtorit

    Ekzekutiv, nė varėsi tė projekteve dhe veprimtarisė, por asnjėherė mė rrallė se 1 (njė) herė nė tre muaj. Vendimet merren me shumicėn e votave, dhe Drejtori Ekzekutiv ka tė drejten e vetos.

     Neni - 14

    Pronat e Qendrės administrohen sipas njė rregulloreje tė caktuar me vendim tė bordit tė drejtorėve, tė pėrgjegjėsit pėr financėn dhe drejtorit ekzekutiv

     Neni - 15

    Rregullat dhe rregullorja e mbrendshme ndryshohen me miratim te drejtorit ekzekutiv dhe mbeshtetjen e anėtarėve tė bordit.

     Neni - 16

    Qendra shperndahet ne pėrfundim te misionit te saj dhe me vendim tė drejtorit ekzekutiv dhe mbėshtetjen e bordit. Bashkimi i qendres me organizma te tjere vendoset nga drejtori i saj me mbėshtetjen e bordit dhe nė ato raste kur misionet e organizatave plotesojne ojera -tjetren.

     Neni - 17

    Qendra perfaqsohet ligjėrisht perpara organeve te njohura ligjerisht nga Drejtori i saj ekzekutiv, apo njerėzit e mandatuar nga ai.

     Neni - 18

    Mbas shpėndarjes se Qendrės, likuidimi apo shperndarja e pasurive te saj behet ne baze te legjislacionit ne fuqi dhe ne baze te parimit tė ndalimit te shperndarjes se fitimeve. Perjashtim nga ky rregull bejne te gjitha Qendrat me te cilat "Erikiana" ka patur programe te perbashketa dhe projekte, te cilave nė mėnyrė  preferenciale u kalon 40% e aktivit.

     Neni - 19

     Te ardhurat e Qendres sigurohen nga: 

    • Kontributet e themeluesit;
    • Te ardhura dhe financime nga donatore vendas dhe te huaj;
    • Buxheti I Qendres do tė pėrbėhet edhe nga dhuratat, ndihmat, programet e financuara nga organizma nderkombetare, fondacionet e huaja kombėtare, bordet lokale, rajonale dhe kombėtare dhe ndėrkombetare;
    • Te ardhura te siguruara nga veprimtaria e vete Qendres;

    Kontributi ftllestar iI themeluesit eshte nje shume 100 000 (njeqindmijė) leke, te depozituara ne emer dhe llogari, shumė kjo e cila kalon ne pronesi tė qendres nga momenti i rregjistrimit te qendres ne gjykaten e shkallės sė parė Tirane, anetari themelues zhvishet nga e drejta e pronesise se kėsaj shume nė momentin e percaktuar me lart.

     Dispozita tranzitore

    Pėrbėrja e organeve tė para drejtuese

     Neni - 20

     Bordi i Drejtoreve do tė pėrbėhet nga:

     Organi me i lartė vendimarrės ėshtė Bordi i Drejtorėve, nje organizem i pėrbėrė nga 3 (tre) drejtorė me mandat 5 (pesė) vjecar. Bordit i Drejtorėve gjate mandatit te pare pėrbėhet nga Z.Gėzim Backa, Hektor Ēiftja, Zj.Enerieta Ferra. 

      • Gezim Backa, i bin i Hysenit, i datelindjes 1967, shtetas shqiptar, lindur dhe banues ne Elbasan me Pasaporte no.1294219.
      • Hektor Ēiftja, i biri i Tasimit, datelindja 1973, shtetas shqiptar, lindur dhe banues ne Elbasan, me nr. Pas.0085346,
      • Enerieta Ferra, e bija e Nekiut, datelindja 1958, shtetėsia shqiptare, lindur dhe banues nė Elbasan, me nr.Pas 14243448.
  • Drejtor ekzekutiv emėrohet z. Gėzim Backa. Mandati i ri ka nje kohėzgjatje prej 4 (katėr) vjetėsh.

     Neni - 21

     Ky Statut hartohet ne 4 (katėr) kopje origjinale ne gjuhėn shqipe

     

    Elbasan mė________________________

     

    Anėtari Themelues

     

     

    [Faqja Kryesore] [Statuti i Qendres] [Akti i Themelimit] [Informacione]

    Feel free to e-mail
    webmaster for any questions, comments about this web-site
    Copyright 2003. Qendra “Erikiana”